Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 11:10

Profesori dhe njohësi i Islamit, Xhabir Hamiti vlerëson se kjo çfarë po u ndodhë myslimanëve vjen si rezultat i asaj se vazhdojnë të mbesin peng i qëndrimeve të hershme të cilat sot duhet ndryshuar shkaku i ndryshimit të rrethanave.

Ai thotë se këto rregulla duhet ndryshuar pasi i takojnë një kohe të kaluar specifike.

“Ajo që ka ndodhur dje në Mina- Meke, është rezultat i mbetjes peng të myslimanëve ndaj mendimeve të hershme juridike fetare, të lëshuara nga dijetarët mysliman në periudha të caktuara specifike kohore”.

“Kjo tragjedi e radhës është argumenti më i drejtpërdrejtë i cili tregon se myslimanët duhet t`i rishikojnë fetvat – dekretet fetare të tyre, e jo të vazhdojnë të mbesin peng e qëndrimeve të hershme, të cilat sot më nuk mund të jenë më plotësueshme dhe as të realizueshme për shkak të rrethanave të reja- kohore dhe vendore”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

Ai thotë se vuajtja e myslimanëve që po ndodhë sot, vjen për shkak të gjendjes së mjeruar të mendimit Islam.

“Hedhja e guralecëve në kohë dhe në vend të caktuar është përcaktuar atëherë kur numri i haxhinjëve- vizitorëve të vendeve të shenjta nuk ka kaluar numrin e 100.000 vetave”.

“Prandaj, ky rast si dhe shumë të tjerë, më së miri tregojnë se dijetarët e sotëm të Islamit duhet rishikuar qëndrimet juridike, të cilat dijetarët e mëhershëm mysliman i kanë nxjerr në momente dhe rrethana të caktuar vendore, ambientore, politike dhe gjeografike”.

“Myslimanët sot vazhdojnë të vuajnë, jo për shkak të Islamit, por për shakat të gjendjes së mjeruar të mendimit mbi Islamin”.