Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 14:43

Qytetarë të Serbisë mbani kokën lartë, ka porositur kryeministri serb Aleksandar Vuçiq qytetarët e vet, pas rezultatit të votimit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës, duke shtuar se në atë seancë Serbia nuk ka humbur asgjë, por ata që janë nxituar të tregojnë se sa e madhe është fuqia e tyre, shkruan Tanjug.

 “Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është, ‘Kokën lartë, pa marrë parasysh se sa e vështirë është për ne, kurse unë personalisht as që i kam mbyllur sytë tërë natën. Ne nuk kemi humbur asgjë dje në seancën e Këshillit Ekzekutiv, të humbur kanë dalë ata që janë nxituar të na tregojnë se sa e madhe është fuqia e tyre”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve në Madrid, ku po merr pjesë në kongresin e partisë popullore Evropiane, transmeton lajmi.net.

“Ne u kemi treguar se me ndershmëri dhe përgjegjësi kemi luftuar për interesat e vendit dhe të popullit të saj, dhe fatmirësisht e kemi pasur mbështetjen e madhe të popullit. Siç mund ta shihni, kemi arritur edhe njëherë të bindim shumë vende që të mos votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka theksuar para gazetarëve se Serbia dhe qeveria e saj do të vazhdojnë të luftojnë.

“Kam thënë ‘kokën lartë’. Sepse para Serbisë po pret e ardhmja e ndritshme dhe vetëm ne mund ti marrim diçka nga vetja, dhe ky fakt nuk po na bie ndërmend!”, tha për fund kryeministri serb.