Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 09:49

Një krim brenda familjes ka tronditur në orët e para të ditës së sotme Shijakun.

Artan Petova ka vrarë me armë zjarri tip “Kallashnikov” ka vrarë Zara Petovën, bashkëshorten e tij, dhe vjehrrin Ismet Lekën.

Nga sa mësohet nga informacione paraprake, siç raportojnë mediat në Tiranë, ngjarja që ka ndodhur në zonën e “Katër rrugëve” në Shijak, ka pasur si motiv një konflikt të hershëm midis autorit dhe bashkëshortes së tij.

Pas vrasjes së dyfishtë, autori është larguar nga shtëpia dhe ka tentuar të vetëvritet duke hipur në një shtyllë tensioni të lartë.

Forcat e policisë të mbërritura në vend-ngjarje kanë nisur negociatat me vrasësin e dyfishtë, duke e bindur atë që të dorëzohet.