Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 10:23

Një ish-ushtar britanik i cili tani jeton në rrugë tregon se si njerëzit e kanë pështyrë, urinuar dhe djegur çantën e tij të gjumit.

Billy Gage ka folur për zemërimin e tij në mungesë të mbështetjes për ushtarët dhe për mënyrën se si njerëzit të cilët jetojnë në rrugë trajtohen.

Duke folur për Manchester Evening News, 39-vjeçari tha: “Nganjëherë unë shkoj në një rrugë të qetë dhe vetëm qaj për veten time. E kam vënë në rrezik jetën time për të mirën e këtij vendi dhe kjo është mënyra se si duhet të trajtohem? Është e neveritshme.”

Ish-ushtari iu kishte bashkuar forcave të armatosura kur e la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe kaloi 11 vite duke shërbyer për vendin e tij në të gjitha njësitë, duke shkuar në disa vende si Irlandë të Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Sierra Leone, transmeton Lajmi.net.

Billy e la ushtrinë në vitin 2004, duke filluar një biznes të tij, u martua dhe kishte një djalë, i cili vdiq tragjikisht në moshën 6 vjeçare.

Vdekja e tij hapi një vrimë të thellë në zemrën e tij, duke e grisur botën e Billy-të i cili ka kaluar tre vitet e fundit duke jetuar në rrugë.

Duke folur për humbjen e tmerrshme, ai tha: “Unë një mëngjes shkova në dhomën e tij për ta zgjuar nga gjumi për shkollë dhe ai ishte i vdekur në shtrat. Ishte e tmerrshme. Nuk munda ta marr veten më pas kësaj.”

Tragjikisht, Billy thotë se ka shumë ish-ushtarë të tjerë në situatë të ngjashme me të. Ai thotë se ka kontaktuar me Royal British Legion për ndihmë, por sistemi i strehimit e mban atë në rrugë.