Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 10:22

Në seancën e zhvilluar në nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se është një nder i veçantë që presidenti po qëndron në Kosovë.

“Mirënjohje popullit austriak për ndihmën e vazhdueshme, në ditët e vështira e deri tek pavarësia”, ka thënë kryekuvendari Veseli.

Ndërsa pas fjalimit të Fischerit në Kuvend, dy presidentët, në orën 10:45, do të vizitojnë Prizrenin. Në këtë qytet janë paraparë vizita në Kishën Katolike dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.