Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 09:59

Dy truprojat e kryeparlamentarit Kadri Veseli i kanë sulmuar në seancën e së premtes mbrëma deputetët e opozitës duke i hedhur ata me shishe të ujit dhe bombol të gazit, shkruan sot Koha Ditore.

Naser e Bashkim Shala shihen në videoincizimet që i realizuan mediet që përcollën mbarëvajtjen e seancës teksa hedhin në drejtim të deputetëve të

“Vetëvendosjes” dhe AAK-së mjetet që u hodhën nga ta në drejtim të kryeparlamentarit. Përveç që kanë hedhur, vetë prania e tyre në seancë ka qenë e paligjshme, duke mos qenë pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit, por truproja personale.