Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 10:19

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ahshim Thaçi po udhëton sot për në New York, ku së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe me përfaqësues tjerë institucionalë, do të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qëndrimi i delegacionit të Kosovës në New York do të jetë një shans i mirë për të lobuar për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Po nisem për New York, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.