Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 10:44

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi u shpreh të hënën se edhe pak javë na ndajnë nga votimi për Kosovën në UNESCO por edhe nga proceset tjera si nënshkrimi i MSA me Bashkimin Evropian si dhe notimi pozitiv për liberalizim të vizave.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook.

“Këtë javë jam në Nju Jork, ku ka filluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Delegacioni i Kosovës si kurrë më parë është fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Edhe pak javë apo muaj na ndajnë nga votimi për Kosovën në UNESCO por edhe nga proceset tjera si nënshkrimi i MSA me Bashkimin Evropian si dhe notimi pozitiv për liberalizim të vizave”.