Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 07:52

I ftuar në edicionin e së hënës në emisionin “Ora e Fundit” në intervistën “Ballë për Ballë”, në Klan Kosova, ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka folur për ngjarjen e ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur opozita hodhi vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, derisa ai po raportonte rreth marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Thaçi, i pyetur për Demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se Kosovës nuk i është marrë asnjë pjesë e territorit të saj.

“Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, askush nuk mund të kontestojë kufijtë e Kosovës”.

“Nuk i është dhënë askujt asnjë metër katror e Republikës”.

Zëvendëskryeministri i ka bërë thirrje opozitës që ta kuptojë realitetin e vërtetë në Kosovës.

“Opozita nuk kanë argumente që të ballafaqohen me mazhorancën”.

“Unë ritheksoj se në vend të atakimeve të motivuara politikisht, ata duhet të ulen dhe të analizojnë marrëveshjet e jo të flasin, duke mos ditur realitetin në Kosovë”.