Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 08:03

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur vërejtjet e tij rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se BIK-u dëshiron një ligj që njeh fetë, bashkësitë fetare tradicionale dhe që ruan trashëgiminë shpirtërore, kulturore e fetare të krijuar këtu me shekuj më herët.

“Drafti që është miratuar në Qeveri nuk është ai që kemi pritur”, është shprehur Tërnava.

Myftiu ka folur edhe për refugjatë sirianë, duke i ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të bëjnë çfarë të munden për strehimin e tyre.

Tërnava ka thënë se festa e Kurban Bajramit Kosovën këtë herë po e gjen me shumë arritje, por edhe me shumë sfida.