Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 08:05

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit tonë.

Ai në përfundim të muajit të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Bajramit ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit.

“E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin dhe shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit”, ka thënë Tërnava për ‘Epokën e re’. 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot i drejtohet me mesazh urimi opinionit të gjerë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër – Bajramit.