Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 08:07

Kuvendi i Kosovës rrezikon të rrëshqasë drejt një bllokade tjetër institucionale për shkak të paralajmërimeve që ka dhënë partitë opozitare.

Ato janë të vendosura që të pamundësojnë zhvillimin e seancave të Kuvendit, derisa Qeveria të mos tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë, shkruan ‘Koha Ditore’.

Ndërkaq, njohës të rrethanave kanë thënë se gjendja e krijuar pas seancës së “vezëve” shpërfaq pasojat dhe problemet e grumbulluara nga ngërçi disamujor, të cilat mund të barten edhe te grupet e shoqërisë.

Për analistin Belul Beqaj, mënyra e reagimit të opozitës vetëm sa po e fuqizon pushtetin.

Ndërkaq Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës- KDI, organizatë kjo që bën monitorimin e Kuvendit, ka vlerësuar se, gjithë ky acarim nuk ka ardhur vetëm si rezultat i sjelljeve të opozitës, por edhe i vetë Qeverisë