Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 11:11

Megjithëse nuk ka ardhur dimri i ftoftë në Kosovë, në një shkollë të mesme nxënësit ngrohen edhe në këtë mënyrë duke u mbështjellë me qebe që i marrin nga shtëpia.

Kjo foto është bërë në shkollën e mesme “12 Maji” në Ratkocë.

Në këtë shkollë mungon ngrohja prandaj nxënësit janë të detyruar të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, transmeton Botapress.