Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 12:17

Bruksel (PLOTESUAR)- Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherin Ashton ka nisur takimet dypalëshe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.

Zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijancic ka thënë se pas takimit me Dacicin do të ketë takim me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thacin. Ndërkohë, pas orës tetë do të ketë një darkë pune mes dy Kryeministrave.

Temë kryesore e takimit Thaçi – Dacic është problemi i Veriut të Kosovës. Kocijancic ka deklaruar se pas darkes do të ketë një njoftim për media nga Zyra e Ashtonit. (LajmeShqip.com)

*********************************************************

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq do të takohen sot në Bruksel në bisedimet që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian. Që të dy kryministrat presin që të fokusohen në çështjen e pjesës veriore të Kosovës.

Në deklarimet e dy kryeministrave para këtij takimi është folur për veriun, por edhe për anëtarsimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Thaçi ka thënë se pas përfundimit të këtij raundi të bisedimeve, Kosova do të arrijë të fitojë ulësen e saj në OKB.

Me anë të një komunikate të lëshuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, Thaçi ka bërë të ditur se pjesë e këtyre diskutimeve nuk do jenë çështjet që kanë të bëjnë me statusin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale. Ai gjithashtu ka thënë se i vetmi dokumet me mbi te cilin do të bisedohet, do të jetë ai i Ahtisaar-it.

Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Kosova duhet që të ofrojë diçka në shkëmbim të ulëses në OKB. Por, kundër kësaj ideje ka qenë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, duke e quajtur këtë vetëm si një iluzion.

Në takimin që mbahet sot në mes të dy kryeministrave, pritet të diskutohet për mënyrën e legalizimit të strukturave paralele serbe në veri dhe të gjendet një mënyrë që të njëjtat t’i binden organeve shtetërore të Kosovës.(LajmeShqip.com)