Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 10:54

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në pjesën e parë të ditës së shtunë.

Sipas IHMK, temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, nga 19-22 gradë Celsius, derisa dita e diel do të kalojë me vranësira të dendura dhe me temperatura nga 18-20 gradë Celsius.

Era nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, derisa gjatë fundjavës do të fryjë erë në drejtimin verilindor e lehtë deri mesatare. Shtypja atmosferike do të jetë normale , me tendencë ngritje gjatë ditëve në vijim.

Një gjendje ndryshe do të paraqitet në viset me lartësi mbi 800 m. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius.