Lajme Shqip Sunday, 30 August 2015 08:11

Këshilli organizativ i ceremonisë së varrimit në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK)kanë përcaktuar agjendën e ceremonisë së varrimit të akademik Mark Krasniqit, sipas së cilës kjo ceremoni do të fillojë në orën 13:00 me një mbledhje komemorative në ASHAK.

Menjëherë pas kësaj, në hollin e ASHAK do të bëhen homazhe, deri në 15:00, kur kortezhi do të niset nëpër rrugën “Agim Ramadani”, për t’iu bërë homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, para shtatores së Skënderbeut dhe para shtatores se Nënë Terezës.

Një ceremoni e nderimit do të zhvillohet, prej orës 16:00, në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë.

Ceremonia e varrimit të akademikut të ndjerë do të bëhet në varrezat katolike në lagjen Arbëria në orën 17:00.

Në këtë ceremoni për dhënien e lamtumirës së fundit të akademik Mark Krasniqit pritet te marrin pjesë personalitete të larta të vendit, nga Shqipëria dhe nga diaspora, si dhe qytetarë të vendit.