Lajme Shqip Wednesday, 23 January 2013 11:27

TIRANE- Ministri i Jashtem, Edmond Panariti zhvillon sot nje seri takimesh me gjashte ambasadore te huaj te akredituar ne vendin tone.

Sipas njoftimit te Ministrise se Jashtme, mesohet se ne qender te takimit do te jete situata ne Luginen e Preveshes dhe gjithe cfare pasoi heqjen e monumentit te shqiptareve atje.

Sipas njoftimit te ministrise se Jashtme, në orën 09:30, ministri Panariti pret ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu, në orën 14:30 ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth dhe në orën 15:00 do të takohet me amabsadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.

Me tej, ai do të takohet edhe me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës. Në orën 15:30, ministri Panariti do të presë ambasadorin britanik Nicholas Cannon, në orën 16:00 ambasadoren gjermane Carola Holtkemper dhe në orën 16:30 do të takohet me ambasadoren franceze Christine Moro.(LajmeShqip.com)