Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 12:47

Shefi i këshilltarëve komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Flamur Shalës ka deklaruar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka të realizuar planifikim e buxhetit, morri pjesë në protesta të dhunshme dhe po vazhdon me politika përjashtuese ndaj shumicës parlamentare në Kuvendin Komunal. Shala thotë se Shpend Ahmeti duhet të jap dorëheqje për mossuksesin e tij.

Ai thotë se i pari i Prishtinës nuk e ka dhënë provimin për të qenë kryetar i mirëfilltë i Komunës së Prishtinës. Ndryshe nga situata e tanishme dhe zhvillimeve në kryeqytet, Shala në një intervistë për KosovaPress tha se tha se Prishtina ka qenë më mirë në kohën kur qeverisej nga Lidhja Demokratike e Kosovës se sa tani.

Shala tha se projektet kapitale në Komunën e Prishtinës kanë ngecur. Ai tha se nëse shikohet në detaj edhe 45 përqindshi i realizimeve i bie që vetëm rreth 33-38 për qind e projekteve kapitale janë realizuar.

Përkundër pritjeve se me ardhjen e Shpend Ahmetit do të ketë zhvillim më të mirë dhe pavarësim të administratës, një gjë e tillë sipas Shalës nuk po ndodh. Ai tha se Ahmeti vetëm për të zbatuar politikat e zyrave të Vetëvendosjes, është marrë edhe me largimin e punëtorëve të komunës, ku këta të fundit janë zëvendësuar me punëtorë me kontratë mbi vepër, e të cilët janë njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sjelljet politike përjashtues ndaj Kuvendit të Komunës, përjashtimi i shërbyesve civil duke u zëvendësuar me të preferuarit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sipas Shalës kanë bërë që kryetari i Ahmeti të mos e kaloi provimin të jetë kryetar i mirëfilltë i Komunës së Prishtinës.

Shala tha se Ahmeti duhet të jap dorëheqje për shkak të mosuksesit të tij.

Komuna e Prishtinës sipas shefit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Flamur Shala, ka qenë më mirë në qeverisjen e Isa Mustafës.