Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 13:46

PRISHTINË – Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe, Manuel Punto Da Kosota e ka pezulluar rezolutën e kryeministrit të kaluar të këtij shteti për të njohur Kosovë shtet të pavarur dhe sovran. 10 muaj pas njohjes zyrtare, Da Kosta ka vendosur veto në rezolutën e cila njeh Kosovën dhe Gjeorgjinë.

Më 17 mars, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës.

Sao Tome bëhet njohja e tretë e jo e sigurt që nga Qeveria e Kosovës. Përpos Sao Tomes, edhe njohjet nga Uganda dhe Nigeria të “siguruara” nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk janë konfirmuar plotësisht asnjëherë. Megjithatë, në rastin e këtyre dy vendeve, pas insistimit të Pacollit, Ministria e Punëve të Jashtme i ka futur ato në listën e shteteve që kanë njohur Kosovën. (LajmeShqip.com)