Lajme Shqip Tuesday, 01 April 2014 12:34

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit. Lajmi është bëri i ditur nga zëdhënësja e tij, Erla Mëhilli.

Tërheqja e papritur e Berishës nga parlamenti duket se ka ardhur si rezultat i një reflektimi të gjatë. Kontributi i tij në Partinë Demokratike tani e në vazhdim pritet të jetë honorifik.

Zyrtarisht lajmin e dorëzimit të mandatit të deputetit nga Berisha, pritet të bëhet gjatë seancës së ardhshme parlamentare, ku ish-kryeministri do të mbajë edhe fjalimin e fundit në sallën e Kuvendit.

Berisha është deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë. 69-vjeçari është zgjedhur deputet në çdo legjislaturë pas zgjedhjeve të marsit 1992 (përveç zgjedhjeve të vitit 1996 kur mbante postin e President). Më 8 prill 1992, ai u zgjodhi Presidenti i parë i shtetit post-komunist.