Lajme Shqip Monday, 20 July 2015 08:02

Ngritja e numrit të emigrantëve në Evropë nga pjesët e shkatërruara të luftës dhe të dërmuara prej varfërisë, si Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, ka bërë që të ndryshojë rrugën drejt tokës së shpresës, shkruan NYT, përcjell sot Koha Ditore.

Emigrantët tani po marrin rrugë anembanë shteteve të Ballkanit, me shifrat që janë pothuajse të barabarta me numrin e atyre që kalojnë nëpërmjet Italisë në Evropë.

Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me fluksin e refugjatëve që kërkojnë siguri, vende pune dhe jetë më të mirë – por vendet që kanë burime të kufizuara, tensione të theksuara etnike dhe fetare, dhe ambient të acaruar politik, po kanë telashe të menaxhojnë me valën e refugjatëve që ia kanë mësyrë Evropës.

Secili shtet evropian ka karakteristika të veta për përballimin e kësaj situate