Lajme Shqip Wednesday, 16 January 2013 16:37

Bruksel – Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker ka deklaruar nga Brukseli domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vendin tone, si nje deshmi jo vetem ndaj faktorit nderkombetar, por edhe qytetareve te saj.

Deklarata eshte bere gjate nje takimi me gazetaret. “Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira”- ka thene ai.

Sipas tij, SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri.

“Kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme dhe nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera”- ka thene ai.

Ai gjithashtu ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE, dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit.

Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s. (LajmeShqip.com)