Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 14:01

Serbët në Kosovë për herë të parë janë unikë, ndërsa Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) do të vendosë për interesat vitale të mjediseve serbe, ka thënë kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq.

 “Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë themeli i mbijetesës së serbëve në Kosovë, sepse për herë të parë të gjitha mjediset me shumicë serbe do të jenë të bashkuara dhe do të veprojnë në mënyrë unike”, ka thënë Rakiq për numrin e sotëm të gazetës “Novosti”.

Duke folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel rreth AKS-së, Rakiq ka theksuar se formimi i Asociacionit me kompetencat e kontraktuara do t’i mundësojë popullit serb në Kosovë që në mënyrë legale dhe legjitime t’i zgjidhë problemet e veta jetike dhe interesat kombëtare.

Me vetë atë që do të jetë drejtpërdrejt në duart e serbëve, AKS do të vendosë për interesat vitale të mjediseve serbe në drejtim të zhvillimit, planifikimit hapësinor, si dhe në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Si shumë të rëndësishëm Rakiq e ka theksuar faktin se AKS drejtpërdrejt do të financohet nga Republika e Serbisë.

Lidhur me hapjen e urës mbi Ibër, ai ka thënë se me rëndësi është se ura s’do të hapet deri në vlerësimin e rreziqeve eventuale për sigurinë.