Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 19:55

Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu.

Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Universitetit të Prishtinës nuk i duhen veprime të tilla që e dëmtojnë Universitetin e Prishtinës pikërisht në periudhën kur Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.