Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 12:49

TIRANE- Kater kompani ofertuese kane shfaqur interes per tenderin e sistemit per numerimin elektronik ne Fier, ne zgjedhjet e qershorit. Hapja e procedurave eshte bere paraditen e  sotme ne KQZ, pas te cilave u be edhe pranimi i ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara.

Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , u paraqiten 4 kompani ofertuese. Më konkretisht kompanitë e paraqitura janë:

INDRA, kompani spanjolle
ES & S, kompani amerikane
DRS, kompani angleze
SCITL, kompani spanjolle

“Pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike. Në ditët në vijim KVO, do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike”- thuhet ne njoftimin e KQZ.

Kjo procedurë zhvillohet në dy faza, faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave ekonomike.(LajmeShqip.com)