Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 08:37

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista, ende nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë rast.

Organet e rendit deklarojnë se krejt çka mund të thuhet është se hetimet në drejtim të zbardhjes së këtij rasti janë duke vazhduar.

Ndryshe, kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista, ishte vrarë me 15 qershor të viti të kaluar, për motive ende të panjohura.

Sipas një komunikate nga policia në Rahovec, thuhet se vrasja kishte ndodhur rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol”.