Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 13:09

Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në përgjithësi që vijnë nga Maqedonia nuk kanë të ndalur. Së fundmi është publikuar një libër me titull “Shqiptarët janë vrasës” nga autori Branisllav Svetozareviq, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi.

Autori nuk është ndonjë qytetar i zakonshëm, por drejtor i Muzeut të luftës së Maqedonisë, i njohur si muzeu i VMRO-së.

Muzeu është nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës dhe drejtori është emëruar nga Qeveria VMRO-BDI, njofton Koha Ditore. Përveç titullit, ballina përmban edhe shumë elemente skandaloze, siç është një hartë e Maqedonisë së madhe ku autori e ka përfshirë edhe territorin e Shqipërisë si pjesë e Maqedonisë.

Në ballinë duket edhe një foto e autorit me ministren e Kulturës, Elizabeta Kançevska, dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të sqarohet nëse Ministria e Kulturës e ka sponsorizuar ose financuar botimin e këtij libri.