Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 16:36

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të mbledhin para objektit të Kuvendit të Kosovës, për shkak se janë njoftuar se “pushteti”, do të ndërhyjë për t’i larguar deputetët e këtij subjekti nga foltorja ku po vazhdojnë të qëndrojnë, transmeton Telegrafi.

Deputetët e opozitës po vazhdojnë ta bllokojnë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit.

Kurse, aktivistët e Vetëvendosjes po u bëjnë thirrje të tjerëve që të dalin para Kuvendit, derisa deputetët e këtij subjekti të dalin nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.