Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 18:00

Lokali ‘Dolce Vita’ i cili gjendet në Mitrovicën e veriut është blerë kohë më parë nga kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ky lokal tash është pronë e kryetarit të Mitrovicës, i cili e ka blerë përmes një procesi të privatizimit të kryer nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ky lokal njihet për të keq, pasi që ishte një vend nga i cili është orkestruar dhuna ndaj shqiptarëve të veriut. Mirëpo, blerja e tij nga një shqiptar, gjegjësisht Agim Bahtiri, mund të ndryshojë gjithçka për të mirë, duke e bërë Dolce Vitën e vjetër vetëm një histori të keqe që nuk do të përsëritet më.

Ndryshe, në korrik të vitit 2014, Agim Bahtiri kishte pirë kafe me Edita Tahirin në këtë lokal.

Për shitjes e këtij lokali që gjendet në afërsi të Urës së Ibrit, dje kishte raportuar edhe Klan Kosova, se ishte blerë nga një shqiptar./Veriu.info/