Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 13:42

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 20 korrik 2015, ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, Sali Mekaj.
Në njoftimin për media thuhet se urdhër ndalimin për 48 orë prokuroria e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se kryetari Mekaj ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po mbrëmë është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale” “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 “Bashkëkryerja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit.