Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 08:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuese speciale e kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizitojnë sot komunën e Gjakovës.

Baronesha Anelay arriti dje për vizitë në Kosovë dhe u takua me udhëheqësit më të lartë të shtetit, ndërsa bashkë me presidenten Jahjaga vizituan edhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.