Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 09:44

Peticioni kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk vlerësohet të jetë “kandar” që mat fuqinë e bllokut opozitar për protestat e ardhshme që pritet të organizohen.

Tri partitë politike opozitare nga dita e premte janë bashkuar rreth nismës për nënshkrimin e peticionit përmes të cilit po kundërshtohen marrëveshjet e arritura nga Qeveria e kryeministrit, Isa Mustafa, në Bruksel më 26 gusht, që ka gjetur mbështetjen e gati 50 mijë qytetarëve.

Por, ky numër kaq i madh i qytetarëve nuk nënkupton mbështetjen e tyre për protestat e ardhshme dhe për këtë është e vetëdijshme edhe vetë opozita.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i tha gazetës “Zëri” se peticioni nuk shihet si “peshore” që mat fuqinë e opozitarëve për organizimin e protestave të ardhshme.