Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 08:09

Për Brukselin është kapitull i mbyllur arritja e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës e Serbisë, të cilat u firmosën nga kryeministrat Mustafa e Vuçiq më 25 gusht.

Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin për pasojat nëse Qeveria e tërheq nënshkrimin prej marrëveshjeve,nga BE-ja kanë rikujtuar domosdoshmërinë e nisjes sa më shpejt të zbatimit të tyre në praktikë, shkruan sot Koha Ditore.

Por opozita nuk heq dorë nga kërkesa që dokumentet e fundit të zhvleftësohen, edhe me çmimin që derisa të ndodhë kjo Kuvendi të bllokohet.

Ata thonë se ky zhvleftësim edhe proceduralisht ka bazë kushtetuese e ligjore.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk janë përgjigjur direkt për pasojat eventuale nëse Kosova vendos të tërhiqet nga Marrëveshja për Asociacionin, ashtu siç po insiston opozita.