Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 12:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, paralajmëron sërish bllokadë në seancat e ardhshme të Kuvendit, pavarësisht që Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim për krijimin e Asociacionit të Komunave.

Kjo, pasi që Vetëvendosje nuk i beson as Gjykatës Kushtetuese, transmeton kp.

Një seancë plenare u mbajt edhe sot në Kuvendin e Kosovës, ku fjalim mbajti presidenti i Austrisë Heinz Fischer. Ndonëse, nuk gjuajtën gaz lotsjellës deputetët e opozitës, kryesisht ata të Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aksion simbolik.

Kryetari i VV-së Visar Ymeri, tha se me këtë aksion deshën t’i tregonin Presidentit austriak, për Qeverinë e korruptuar dhe gënjeshtare si dhe ndalimin e kërkesave hegjemoniste serbe.