Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 14:56

Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë arritur një marrëveshje në parim për një listë të përbashkët zgjedhore si dhe janë dakorduar që të bllokojnë jetën institucionale në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Burime të RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se synimi i opozitës është që më së largu në fund të muajit tetor ose fillim të nëntorit në Kosovë të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se kjo marrëveshje ka bërë që Vetëvendosjes t’i bashkohen edhe dy partitë e tjerë opozitare në aksionin e hedhjes me vezë ndaj kryeministrit Isa Mustafa.