Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 08:34

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në Prishtinë, njoftoi zyra e BE-së në Kosovë.

Delegacioni, i udhëhequr nga kryesuesi i AFET, Elmar Brok (EPP, Gjermani), përfshin Lars Adaktusson (EPP, Suedi), Cristian Dan Preda (EPP, Rumani), Afzal Khan (S&D, Britani), Tonino Picula (S&D, Kroaci), Jozo Radoš (ALDE, Kroaci), dhe Ulrike Lunacek (Greens/EFA, Austri).

Përfaqësuesit e PE nesër do të takohen me presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Hajredin Kuçi dhe Bekim Çollaku.