Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 08:50

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtë të Parlamentit Evropian (AFET), i cili është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë, do të takohet me krerët e shtetit në Kosovë.

Ky delegacion duke filluar që nga ora 08:15, do të takojë presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

E më vonë, rreth orës 09:15, do të takojë edhe kryeministrin Isa Mustafa, por, bashkë me dy ministrat e tij, atë të drejtësisë Hajredin Kuçi dhe atë për Integrime Evropiane Bekim Çollaku.

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.