Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 14:52

 “Fillimisht shfrytëzonin rrugët e hekurudhat… dhe tani jahtet”, ky është titulli i artikullit të anglezes “Daily Mail”, e cila shkruan për 11 shqiptarë dhe 14 vietnamezë, të cilët kishin tentuar të hyjnë në Britani me jaht.

Ngjarja, siç transmeton tch, besohet të kenë ndodhur para dy javësh, ku policia ka arritur të ndalojë një mjet lundrimi 8 metra të gjatë, e projektuar për 6 persona, në të cilin ishin 25 shqiptarë dhe vietnamezë.

Sipas “Daily Mail”, secili nga emigrantët, të cilët kërkonin me patjetër të hynin në Britani, kishin paguar nga 4 mijë paund secili.

Ata ishin kapur në një port të vogël, i projektuar kryesisht për anije të vogla, në afërsi të Amsterdamit. Me këtë rast, policia ka arrestuar edhe dy shtetas holandezë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, të cilët gjithashtu ishin në bordin e jahtit, të dyshuar si trafikantë.

Sipas Gerlof Kuepper, drejtor i portit, ata që kishin hetuar se diçka po ndodhte, ishin njerëzit, të cilit po shihnin shumë njerëz rreth jahtit, i cili nuk pranon më shumë se 6 persona në bord.

Sipas një zyrtari policor, përveç të dy shtetasve holandezë, të gjithë të tjerët ishin ilegal, ndërsa disa prej tyre nuk kishin as pasaporta. Policia ka thënë se destinacioni i tyre ishte Britania.