Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 17:50

Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të votohet në Konferencën e Gjenerale të kësaj agjencie e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.

Ndërkohë sot në Paris, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenuan, ka aprovuar rekomandimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Votimi  i radhës pritet të ndodhë gjatë Konferencës Gjenerale të UNESCO-s.

Vendimi për anëtarësim merret me 2/3 e votave ndërkohë që të drejtë vote kanë 195 vende anëtare të UNESCO’s ndërsa Kosovën e kanë njohur 111 prej tyre e 84 tjera jo. Votimi për Kosovën është mbajtur prapa dyerve të mbyllura ndërkohë që mbledhja fillimisht është ndërprerë pasi kanë është kërkuar pauzë nga Rusia dhe Kuba.