Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 08:42

Për 13 vjetët e fundit, 1979 persona kanë humbur jetën në Kosovë në aksidente trafiku, janë lënduar jo më pak se 87 mijë persona, kurse janë shkaktuar 200 mijë aksidente.

Këto janë të dhënat zyrtare që ka Policia e Kosovës, ndërkohë që mësohet se në Kosovë aktualisht qarkullojnë 287.168 vetura.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se numri i aksidenteve të cilat janë shkaktuar nga viti 2002 deri më sot është 206.584. Shifrat shqetësuese janë ato të aksidenteve fatale.

Në Kosovë në këto 13 vjetët e fundit pothuajse çdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku.

Nga 1732 aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1979 persona.

Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006 me 178 të vdekur, 2009 me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur. /Zeri/