Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 18:08

Zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ashpërsimit të gjuhës politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, mund të çojë edhe deri te tensionimi i situatës.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se janë të shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend.

 “Edhe institucionet vendore të sigurisë janë paralajmëruar për mundësinë edhe të eskalimit të situatës, sidomos pas protestave të paralajmëruara nga ana e opozitës dhe krijimit të një situatë të tensionuar”, ka thënë ky burim.

Opozita ka marrë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin.

Gjatë ditës së sotme edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka dhënë ultimatum Qeverisë për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe. /Gazeta Blic/