Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 13:58

Përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, të cilët shpesh janë të pranishëm gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, sot kanë vendosur të mos e bëjnë këtë.

Lajmi.net, nga burime ndërkombëtare në Prishtinë, mëson se ambasadorët dhe diplomatë të tjerë, hezitojnë të jenë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, të paraparë për orën 16:00.

Ky burim thotë se ata përveç kësaj kanë udhëzuar qytetarët e vendeve të tyre që jetojnë në Prishtinë, që të shmangin daljen në rrugë gjatë kohës së mbajtjes së seancës.

Opozita edhe për sot ka paralajmëruar bllokim të punës së Kuvendit.