Lajme Shqip Tuesday, 17 June 2014 14:50

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur mosbesues dhe e quan një “maskim” të krimit, ndërhyrjen e forcave të policisë në Lazarat, në kuadër të luftës kundër krimit dhe lëndëve narkotike. Në një prononcim sot  në rrjetin e tij social facebook, ai akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, për lidhje me krimin.

Duke shpërndarë një foto nga deklarata e djeshme e ministrit të Brendshëm, Berisha shkruan:

“Të dashur miq, kjo foto nuk vjen nga farku i Kolumbisë, as nga grupe terroriste. Por ky është zëdhënësi i Edi Ramës, që ka zgjedhur maskat dhe një hangar helikopterësh për të maskuar lidhjet e tij me krimin për t’u bërë i besueshëm se do luftoje krimin. Imitim mjeran”, deklaroi Berisha.