Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 21:30

Kryesminitri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka përshëndetur dorëzimin e kërkesës nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me dhënien e mendimit për marrëveshjen e asociacionit, raporton lajmi.net.

Kryeministri Mustafa tha se ky hap është përshëndetur nga ai edhe nga zëvendëskryeministri Thaçi, edhe në cilësinë e kryetarëve të subjekteve partnerë të koalicionit qeveritar.

“Vlerësojmë se është një hap i mirë sepse është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jap vlerësimin më meritor lidhur me atë se a është kjo marrëveshje në harmoni të plotë me Kushtetutën e  Republikës së Kosovës apo jo. Një gjë të tillë, ne e kemi paraparë edhe me marrëveshje sepse pjesë e kësaj marrëveshje është që ajo, në të gjitha fazat, të shkojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, kjo nuk paraqet kurrfarë bllokimi ose suprimimi të marrëveshjes sonë që e kemi bërë në Bruksel, por është një prej procedurave në të cilat ne e verifikojmë përshtatshmërinë e kësaj marrëveshje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.