Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 09:14

Kryeministri Isa Mustafa, thotë se në Nju Jork, janë zhvilluar shumë takime me rëndësi për Kosovën, si për njohje, procesin e integrimeve, sigurinë, ekstremizmin dhe mandatin e EULEX’it.

Në një intervistë për RTK-në, Mustafa ka përmendur një kronologji të takimeve të deritashme.

“Kemi pasur disa takime që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Kemi pasur takime me Mogherinin, takim me kryeministrin e Luksemburgut, me zyrtarë të Norvegjisë. Kemi kërkuar përkrahjen për Kosovën në anëtarësimin në UNESCO dhe Interpol”, ka thënë Mustafa.

“Kemi zhvilluar çështje që kanë të bëjnë me agjendën tonë evropiane, që lidhen kryesisht me MSA’në dhe procesin e liberalizimit të vizave. Me përfaqësuesit amerikan, kemi biseduar për transformimn e FSK’së në FAK”, thotë veç tjerash ai.

Mustafa ka thënë se kanë diskutuar edhe për përmbylljen e misionit të EULEX-it.

“Me përfaqësuesit amerikan dhe të BE’së kemi diskutuar edhe përmbylljen e misionit të EULEX-it në Kosovë”, tha ai.