Lajme Shqip Saturday, 29 August 2015 11:09

Kryeministri Isa Mustafa e ka krahasuar me glacitje zogjësh aksionin e mbrëmshëm të Vetëvendosjes, kur makina e tij u gjuajt me vezë derisa po shkonte për intervistë në televizionin publik.

Duke ironizuar me aksionin e mbrëmshëm të aktivistëve të VV-së, përmes një postimi në Facebook, Mustrafa ka thënë se këtë aksion e bënë ata që marrin rrogë prej Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Mirëmëngjesi miq të nderuar,

Mbrëmë deri sa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje ) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur ti thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë”, (sic.), ka shkruar Mustafa.