Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 09:24

Njeriu më i përfolur ditëve të fundit, milioneri Murat Meha, që është i thirrur për definimin e pronës, është pikërisht ai që ka uzurpuar pronën publike. Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka ndërtuar shtëpi trekatëshe në pronën e Komunës së Prishtinës në lagjen “Dardania”.

Pos që është uzurpuar toka komunale, ndërtimi është bërë pa leje. Tash kur Ligji për Legalizim u ka dhënë mundësi ndërtuesve ilegalë që të legalizojnë ndërtimet e tyre, ligjit i është nënshtruar edhe Meha. Shtëpia është e regjistruar në emrin e bashkëshortes së tij, Miradijes, e cila e ka regjistruar shtëpinë pa leje në Regjistrin e ndërtimeve pa leje, si parakusht për t’iu nënshtruar legalizimit.

Gazeta ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare në Komunën e Prishtinës për të parë nëse parcelën numër 7437-1, në të cilën ndodhet shtëpia e Mehës është pronë private apo publike. Në Komunë kanë thënë se të gjitha ndërtimet e bëra në këtë parcelë janë pa leje dhe se e gjithë prona është shoqërore e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Sipërfaqja e kësaj parcele është 28370 m2. Në listën e ndërtimeve pa leje, në këtë parcelë figurojnë 47 ndërtime të regjistruara. Në këtë parcelë janë dy ndërtime të regjistruara në emër të Miradije Mehës. /Zëri