Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 08:03

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku duke komentuar situatën e krijuar së fundi nga opozita në Kuvend, ka vlerësuar se bllokadat e punës së këtij institucioni po shkaktohen shkaku i mungesës së ligjit për deputetët.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend që nuk e ka këtë ligj, i cili do të sanksiononte secilin deputet për sjelljen e tij, shkruan ‘Epoka e re’.

Edhe ish-nënkryetari tjetër i Kuvendit, Ibrahim Gashi është i mendimit se ligji për deputetët do të rregullonte shumë aspekte të punës së deputetëve gjatë mandatit të tyre, por edhe për statusin e tyre pas mbarimit të mandatit.