Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 14:53

Kosova këtë javë do të ndikohet nga masat relativisht të freskëta, të cilat do të krijojnë kushte për një mot të ndryshueshëm dhe me temperatura të cilat gjatë javës do të regjistrohen nga 9 gradë celsius ajo minimale me maksimale deri në 26 gradë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e parë e javës do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende do të shoqërohet me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë celsius ,me një diferencë të vogël nga temperaturat maksimale të cilat do të lëvizin nga 17-19 gradë celsiu” bën të ditur IHMK.

Ndërkohë e mërkura kur edhe zyrtarisht nis stina e vjeshtës , parashihet të jetë dita më e ngrohtë e javës me maksimalet e ditës nga 23-25 gradë Celsius.

“Nga dita e enjte pritet sërish të ketë vranësira të dendura të cilat do ti takojnë kryesisht shtresës së ulët të troposferës dhe të cilat do të shoqërohen me riga shiu për të vazhduar vende-vende edhe ditën e premte’ thuhet më tej në një njoftim të këtij institute. .

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe relativisht i freskët