Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 09:23

Përfaqësues të Këshillit gjyqësor, prokurorisë dhe mbrojtjes të të akuzuarve Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve tjerë, do të vizitojnë të hënën në veri dhe jug të Mitrovicës lokacionet në të cilat janë vrarë shqiptarët gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Avokati i Oliver Ivanoviq, Nebojsha Vllajiq, ka thënë për KosovaPress se përfaqësues të gjyqit do të dalin sot në vendin e ngjarjes për të identifikuar saktë lokacionet në të cilat në bazë të dëshmitarëve të deritashëm më 3 shkurt të vitit 2000 janë vrarë 10 shqiptarë.

Në lidhje me këto ngjarje, përveç Oliver Ivanoviq, të dyshuarit tjerë janë Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq.